Maqedoni

Sela: Koha për sfidën e re, barazia institucionale e shqipes

22.11.2019 12:41

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka dërguar urimin....

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka dërguar urimin e tij në këtë ditë feste. 
 
“Pas shumë sakrificash e përpjekjeve për gjetjen e një ABC-ja, që do t’i bashkonte të gjithë shqiptarët, krerët intelektualë e atdhetarë të kombit, arritën ta mbajnë Kongresin historik në Manastirin e veprimtarëve të shumtë për kauzën kombëtare. Vendimi për caktimin e një alfabeti  të vetëm nuk ishte i lehtë, por dëshira e delegatëve të ardhur nga katër anët e trevave shqiptare i bashkoi mendjet, dëshirat dhe motivet, për një alfabet të vetëm, këtë që e gëzojmë edhe sot. Tani jemi para një sprove të re. Ligji për përdorimin e gjuhëve, i miratuar në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut është sfidë për të gjithë ne. Është koha që edhe në këtë shtet kjo gjuhë që i kaloi kalvaret e historisë, të përdoret plotësisht e barabartë dhe zyrtare në të gjitha institucionet e pushtetit qendror e lokal. Me jetësimin e plotë të këtij ligji, edhe ne shqiptarët, do t’i respektojmë krerët intelektualë e atdhetarët, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit historik”,- thuhet mes tjerash në urimin e kreut të ASh-së, Ziadin Sela.