Botë

SHBA, përmbyset autobusi, 1 vdes dhe 50 lëndohen

22.09.2014 14:34

Një grua ka vdekur dhe 50 persona janë lënduar pasi një autobus humbi kontrollin dhe u përmbys në Delauare të SHBA-ve...

Autoritetet mjekësore flasin për 50 të lënduar, ndërsa 5 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalet  rajonale në Delauare and Maryland.

Në kohën e përplasjes, autobusi ishte nisur nga Merilandi drejt Nju Jorkut. Ende nuk ka asnjë të dhënë se çfarë ishte ajo që e shkaktoi përplasjen e tij. Policia po vazhdon hetimet.