Maqedoni
“Target-Fortesa”, Jankullovski: Mijallkov dhe Grujevski kishin qasje te numrat
22.11.2019 15:15
Në seancën e sotme për lëndën “Target-Fortesa” për ndjekjen ilegale të komunikimeve...

Në seancën e sotme për lëndën “Target-Fortesa” për ndjekjen ilegale të komunikimeve, ish-i punësuar në DSK, Marjan Jankullovski, sqaroi se Sasho Mijallkov, Goran Grujevski dhe Nadica Nikoliq, kishin qasje drejt dosjeve ku ishin numrat e shënuar.
Sipas dëshmitarit, përmes atij privilegji ata kishin mundësi t’i shohin numrat, t’i përgjojnë bisedat dhe t’i lexojnë SMS porositë. Dëshmitari tha se për një pjesë kishte urdhëresa gjyqësore, e për disa të tjera jo. Pa urdhëresë gjyqësore ia ka dorëzuar disqet Nadica Nikoliqit. Vetëm njëherë ka pasur kërkesë nga Goran Grujevski t’i incizojë CD me biseda nga Zoran Zaev. Skandali i përgjimeve tregoi se mbi 20 mijë qytetarë janë përgjuar.
Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, nga 2008 deri në 2015 në mënyrë joligjore ishin ndjekur 4.286 numra telefoni për të cilët fare nuk ishin dhënë urdhëresa gjyqësore dhe 1.541 numra janë përgjuar edhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së rëndësisë së urdhëresave gjyqësore.
