“Financat e hapura” zbardhin të dhënat, Janeva përveç rrogës, mori edhe 157.000 euro shtesë

22.11.2019 16:06

Ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva....

Ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, aktualisht vuan arrestin shtëpiak. Lajmet mbi ish kryeprokuroren dhe veprimet e drejtësisë kur bëhet fjalë për korrupsion të dyshuar, ndiqen me mjaft interes nga opinioni.

Me po kaq interes janë edhe të dhënat e publikuara në aplikacionin “Financat e hapura” të Ministrisë së Financave, për të gjitha harxhimet buxhetore prej vitit 2010 e këndej. Shifrat flasin se Janeva gjatë mandatit të saj ka marrë edhe 157.000 euro, përveç rrogës së rregullt.

Të ardhurat e Janevës asnjëherë më parë nuk janë mundur të konfirmohen, pas zërave për rroga të majme të prokurorëve në PSP, por gjithnjë  Prokuroria një pjesë të të ardhurave i ka klasifikuar si shtesë e fshehtë.

Ish kryeprokurorja ka marrë të holla për besueshmëri, pra të ruajë atë që dëgjon në materialet e përgjuara, është kompensuar edhe  për qiratë e banesës dhe për atë që punon jashtë qytetit ku jeton.

Shtesa për besueshmëri është parashikuar në ligjin e PSP-së, por Janeva vetë e ka rregulluar vlerën me vendim të veçantë.