Maqedoni
Çarshia e Vjetër prej sot jep mesazhin e bashkëjetesës
22.09.2014 14:37
Mesazhin e bashkëjetesës por në një formë artistike, prej sot do ta japë edhe Çarshia e Vjetër e Shkupit...

Për një javë rresht, kalldrëmet e saj do të trokasin nën ritmin e “Tingujve të Çarshisë”. E veçanta e manifestimit të sivjetmë është “Java arbëreshe”.
“Tingujt e Çarshisë” fillojnë pas një ore, pra në orën 13, në sheshin “Skënderbe”, me orkestrën frymore, ndërsa sonte në Qendrën Informative Kulturore mbahet ekspozita e piktorit arbëresh, Françesko Azinari.
