Maqedoni

Kumanovë, manifestim për Ditën e Alfabetit

22.11.2019 16:23

Dita e Alfabetit në qytetin e Kumanovës u shënua me një manifestim...

Dita e Alfabetit në qytetin e Kumanovës u shënua me një manifestim të organizuar nga Shoqata "Java Kulturore Shqiptare". Me këtë rast veteranëve të shquar të arsimit iu ndanë mirënjohje. 
 
“Për ta pasuruar edhe më shumë këtë manifestim, kemi ftuar kështu të nderuarit, veteranët e arsimit, të cilët dhanë kontribut të shkëlqyeshëm gjatë tërë periudhës si mësimdhënës”,- theksoi drejtori i JKSH, Agim Beluli.
 
Mirënjohje iu ndanë edhe nxënësve më të dalluar për krijimet e tyre në konkursin në artin figurativ, artin muzikor dhe në poezi.
 
FATLUM AQIFI