“Festojmë nëntorin me këngë dhe valle”, fëmijët e Ansamblit “Ilirida” mbajtën koncert festiv
Me moton “Festojmë nëntorin me këngë dhe valle”...

Me moton “Festojmë nëntorin me këngë dhe valle”, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ilirida” kremtoi dy festat madhështore, 22 dhe 28 nëntorin, me pjesëmarrjen e valltarëve të vegjël.
Ansambli “Ilirida” ka tashmë 6 anëtarë të tij pjesë të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe, e ndoshta gjeneratat e reja të tij, nesër do të bëhen pjesë aktive e Ansamblit Shtetëror Shqiptar.
“U munduam të sjellim një aromë festive për fëmijët tanë, sepse në shtator kemi shpallur konkursin nëpër shkolla fillore dhe janë regjistruar deri 70 fëmijë në dy grupe të fëmijëve dhe u munduam t’ua bëjmë një koncert, pavarësisht se koncerti nuk ishte i përmasave profesionale, fëmijët u kënaqën aq sa mundën”,- deklaroi koreografi i Ansamblit “Ilirida”, Ilir Loku. (Ardita Imeri, TVM2)
