Aleanca për Shqiptarët: Në Manastir, politika shqiptare ka dështuar

22.11.2019 17:51

Aleanca për Shqiptarët ndërkohë akuzon BDI-në...

Aleanca për Shqiptarët ndërkohë akuzon BDI-në se po feston nën hijen e dështimeve. Sipas tyre, Manastiri është harruar dhe pushtetarët shqiptarë nuk kujtohen më për premtimet e dhëna shqiptarëve në Qytetin e Alfabetit.

“Në mënyrë direkte i drejtohemi ministrit Ademi, për ta pyetur nëse hapja e konsullatave është nën kompetencë të tij apo ajo e paraleleve në gjuhën shqipe? A e dini ministër se para se të lavdëroheni për punë jashtë kompetencave tuaja, shumë nxënës shqiptarë regjistrohen kinse në paralelet shqipe në shkollat e mesme dhe po të njëjtit vazhdojnë mësimin në gjuhën maqedonase, pasi që ato shqipe nuk hapen në realitet asnjëherë?”,- theksoi Lirim Selimi nga Aleanca për Shqiptarët.