Kërcënoi se “do t’i shkundë nga brekët”, Ruskovska arsyeton mesazhin drejtuar gjykatësit
Prokurorja, Vilma Ruskovska, përmes një letre drejtuar Prokurorisë Themelore...

Prokurorja, Vilma Ruskovska, përmes një letre drejtuar Prokurorisë Themelore dhe Këshillit të Gjykatësve, ka arsyetuar porosinë e lëshuar për njërin nga 3 gjykatësit që votuan vendimin për lëshimin në arrest shtëpiak të ish kryeprokurores speciale, Kativa Janeva, e dyshuar në rastin “Zhvatja”.
Megjithatë, Këshilli i Prokurorëve vendosi të mos hapë asnjë procedurë, pasi vlerëson se nuk janë kompetentë për të marrë masa për të vërtetuar përgjegjësinë eventuale.
Thonë se përgjegjës për të këtë është vetëm prokurori publik. Jovevski nga ana tjetër thotë se duhet të vendosë këshilli pasi ai nuk sheh bazë për përgjegjësi disiplinore.
Mesazhi i Ruskovskës se do të hapë hetim financiar kundër gjykatësve që vendosën për Janevën, shkaktoi reagimin e gjykatës që e cilësoi atë si kërcënim direkt. Por, Prokuroria e justifikoi mesazhin me dëshpërimin momental të Ruskovskës kur e ka marrë vesh vendimin.
