Maqedonia shënon “ditën pa automjete”
22 shtatori shënon “Ditën evropiane të lëvizjes pa makina” në kuadër të javës evropiane të qarkullimit...

Në kuadër të kësaj lëvizje, në shumë qytete të Maqedonisë, autoritetet komunale dhe organizata të ndryshme joqeveritare kanë organizuar aktivitete të shumta, me qëllim sensibilizimin e opinionit për lëvizjen pa makina.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është promovimi i vlerave dhe standardeve evropiane për një pjesëmarrje më të gjerë të qytetarëve në përmirësimin e mjedisit dhe cilësisë së ajrit, për një jetë më të shëndetshme.
Në Shkup, qytetarëve mbi biçikleta do tu bashkëngjiten edhe drejtuesit e Qytetit të Shkupit dhe përfaqësues të Ministrisë së Ekologjisë, ndërsa në Tetovë, kryetarja, Teuta Arifi, ka zgjedhur këtë ditë për të promovuar shtegun e biçikletave.
