Beteja diplomatike e Woodrow Wilson, ekspozitë në ITShKShM, promovohet edhe pulla postare

22.11.2019 19:18

ITShKShM promovoi pullën postare me figurën e ish presidentit Wilson....

ITShKShM promovoi pullën postare me figurën e ish presidentit Wilson dhe hapi edhe ekspozitën Woodrow Wilson për të dëshmuar se miqësia shqiptaro-amerikane është e përjetshme.

“Po e hapim një ekspozitë e cila tregon ecurinë dhe rrugëtimin e lirindasve tanë për të pasur një shtet, një ekzistencë, por jo vetëm kjo, për të pasur edhe miqësi me Evropën dhe ShBA-të”,- tha drejtori i ITShKShM-SË, Skender Asani.

“Nuk do t’ia dalim të ndërtojmë një botë nëse nuk do të vihet në fokus respekti. Ky është edhe leksioni që na dha presidenti, është edhe mësimi që mund ta nxjerrim edhe nga qenësimi i RMV-së”,- tha ambasadori i Francës në RMV, Kristian Timonie.

“Ne jemi optimistë edhe pse përpiqemi për union më profitabil, por nga ky këndvështrim jemi të gatshëm të lejojmë të vinë kohëra më të mira”,- u shpreh kryetarja e komunës Stounton - ShBA, Karolin Dull.

“Isha e emocionuar kur pashë fjalët e presidentit Wilson, i cili na rikujton neve se shoqërimi është segmenti i vetëm që mban botën të bashkuar”,- theksoi drejtoresha e muzeut Wilson Robin Von Seldenek.

Presidenti amerikan Wilson dha kontribut të madh diplomatik, andaj shtetet e Ballkanit shpëtuan nga copëtimi që u kërcënohej nga fqinjët.

“Në fillim të shekullit të kaluar kur ishim në agoni të ekzistencës sonë, qoftë edhe si koncept, presidenti i shpresës për të gjithë popujt  e robëruar, na njohu të drejtën për vetëvendosje në të njëjtin dimension, na mbështetën edhe në fundin e shekullit që lamë pas për të fituar lirinë tonë të përhershme”,- tha gjenerali, Hysen Berisha.

“Janë paraqitur momente mjaft interesante nga jeta e tij si dhe sekuenca nga veprimtaria e migracionit shqiptar në Amerikë, duke evokuar edhe një pjesë të lavdisë dhe trashëgimisë familjare të Hasan Prishtinës”,- u shpreh pasardhësi i Hasan Prishtinës, Memet Prishtina.

“Ideologët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe intelektualët në emigracion, siç ishin Fan Noli e Konica, ndikuan që miqtë e shqiptarëve, në mesin e tyre edhe presidenti Woodrow Wilson, ta kenë më të lehtë betejën diplomatike në mbrojtjen e kauzës shqiptare në forumet ndërkombëtare”,- deklaroi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

ITShKShM shënon edhe 12 vjetorin  e themelimit si institucion shkencor, të cilit nuk i ka munguar bashkëpunimi edhe me institucionet shkencore jashtë vendit.

“Është për t’u përshëndetur vëllimi dhe larmia e aktiviteteve që  zhvillon ky institut, natyrisht në bashkëpunim me institute, organizata dhe mjedise akademike vendore dhe nga jashtë, por mbi të gjitha puna shkencore dhe akademike që zhvillohet me zell”,- tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Më bën përshtypje se kemi shumë gjëra për të studiuar, që kanë pasur ndikim për të gjitha vendet e Ballkanit”,- theksoi drejtori i Institutit të Studimeve Shqiptare dhe Protestante, David Hosafluk.

ITShKShM ndau edhe thirrjen “Bashkëpunëtor i jashtëm” për studiuesit shqiptarë Luan Starova, Xhevat Lloshi, Hysen Matoshi, Avzi Mustafa dhe Nebi Dervishi. (Flutura Latifi, TVM2)