Buxheti për shëndetësinë, Filipçe: Para për investime dhe rritje rrogash

22.11.2019 18:57

7.1 miliardë denarë është buxheti për shëndetësi për vitin 2020....

7.1 miliardë denarë është buxheti për shëndetësi për vitin 2020.   Sipas ministrit të resorit, Venko Filipçes, më tepër mjete do të shpenzohen në investimet kapitale, rikonstruimin e spitaleve dhe ambulancave, për pagat e nëpunësve shëndetësorë, si dhe për barnat për pacientët.

“Me mjetet e parapara për  ndërtimin e qendrave të reja klinike në Shkup dhe Shtip në vlerë prej 812 milion denarë, do të vazhdojë ndërtimi në Shtip dhe pastaj do t’i fillojmë aktivitetet për klinikën universitare në Shkup. Dukshëm e kemi rritur buxhetin për sëmundjet e rralla. Për herë të parë kemi siguruar barin spinraza, 5 barna të reja për pacientët me sëmundjen Goshe, për leukemi, fibrozë pulmonare dhe hipertension pulmonary”,- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Buxheti për vitin 2020 në shëndetësi ka siguruar edhe mjetet për rritjen e pagave të paralajmëruara për nëpunësit shëndetësorë, tha Filipçe.

“Me paralajmërimin e rritjes së pagave, rritja e përgjithshme e pagës bazë të mjekut specialist do të arrijë mbi 40%, e infermiereve 23%,  40% për kuadrin arsimor, 25% për mjekët e përgjithshëm dhe 15% për të gjithë të punësuarit në shëndetësi”,- theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Me buxhetin e vitit 2020, Filipçe paraqiti edhe lehtësime për pensionistë. Sqaroi se për vitin e ardhshëm janë në dispozicion 634 milion denarë më shumë se nga buxheti i vitit aktual. (Nermin Mulaki Fejzullahu , TVM2)