Punësimi në veprimtarinë prodhuese, 3 000 denarë në muaj për të rinjtë deri në 23 vjeç

22.11.2019 20:47

Mbi 4 mijë persona deri më 23 vjeç, janë të punësuar në veprimtari prodhuese....

Mbi 4 mijë persona deri më 23 vjeç, janë të punësuar në veprimtari prodhuese. Por, qeveria pret shtim të këtij numri, e për këtë qëllim është masa për pagesën e 3 mijë denarëve në muaj, përmes së cilës synohet që të rinjtë të punësohen në prodhim. Kompensimin mujor do ta paguajë Agjencia për Punësim, që ka ndarë për këtë qëllim 15 milion euro për shtesat rinore. Kompanitë e industrisë së mishit janë të kënaqura nga kjo masë. Presin që të rinjtë të kenë motiv për t’u punësuar në këtë sektor.

“Pas hyrjes në fuqi të ligjit, të rinjtë deri më 23 vjeç që kanë lidhur marrëdhënie pune, duhet të parashtrojnë kërkesë deri te Agjencia për Punësim dhe të dorëzojnë llogarinë e transaksionit. Pastaj me obligim zyrtar të gjitha të dhënat do t’i sigurojë Agjencia për Punësim dhe në xhirollogaritë e të rinjve do të paguhen 3 mijë denarë”,- deklaroi drejtoresha e Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska.

“Përveçse do të marrin pagat në këto kompani, shteti kujdeset për zhvillimin e mëtejshëm. 3 mijë denarë do t’u paguhen për tre vite me radhë”,- u shpreh ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

“Kur kemi më shumë të holla, kapital më të madh njerëzor, do të kemi edhe shtet më të fuqishëm”,- u shpreh teknologia, Biljana Mitevska Radevska. (Flutura Latifi, TVM2)