Maqedoni
Propozimi i Francës për negociatat, Bilalli: Idea ka edhe anë positive, mund të ketë edhe qëllime të fshehta
23.11.2019 14:50
Propozimi francez për metodologji të re të zgjerimit ka anët e tij pozitive dhe negative...

Propozimi francez për metodologji të re të zgjerimit ka anët e tij pozitive dhe negative, konsideron profesori universitar Mersel Bilalli.
Sipas tij rreduktimi i 35 kapitujve në shtatë etapa e thjeshtëzon procesin e negocimit, ndërkaq mundësia e rishikimit të negocitave për shkak të regresit të mundshëm të vendeve në negociata do të mbajë këto vende më të përkushtuara në ndërtimin e vlerave evropiane.
“Në shikim të parë duket se është fjala për thjeshtëzim pasi gjithë ato biseda prej 28 anëtarëve me shumë kapituj, i thjeshtëzojmë në shtatë kapituj. Bile procesi i reversibilitetit, pra rikthimit për mua është pozitiv sepse nuk i lë shtetet që kanë kaluar disa kapituj të bisedimeve mandej të mund të lëshojnë pe sidomos kur është fjala për gjyqsorin, administratën publike etj”, u shpreh profesori universitar Mersel Bilalli.
Mirëpo, Bilalli nuk përjshton mundësdinë që paraqitja e kësaj ideje, nga presidenti frances Emanuel Makron, të ketë prapavijë gjeopolitike por edhe veprim për nevoja të brendëshme elektorave.
“Realisht, duket se Makron këtë e ka bërë si një farë loje politike duke depërtuar në terenin e të djathtës së skajshme të Mari Le Pen, e cila momentalisht ka rejting më të madh, plus kemi kalkulime të gjeopolitikës rajonale duke përfshirë edhe elementin rus. Kjo do të shihet më tutje. Por, tani presioni është shumë i madh te Makroni, nga shumë anëtare të Unionit, bile nga faktorët vendosës së SHBA-ve pa marrë para sysh presidentin i cili ka qëndrim indiferent”, theksoi Bilalli.
Për momentin planin francez për të ndryshuar rregullat e negociatave për vendet që dëshirojnë të bëhen anëtare te BE-së është një “non pejpër” tre faqesh.
Makron propozon proces negociatash në shtatë faza, në vend të procesit aktual prej 35 kapitujsh. Dy kushtet kryesore të Parisit janë: kushte më të ashpra dhe mundësi për reversibilitet, përkatësisht mundësinë për kthim pas në procesin e negociatave.
Krahasur me modelin aktual kur vendet hapin dhe I mbyllin negociatat me kapitujt 22 dhe 23 që kanë të bëjnë me jurisprudencën dhe liritë dhe të drejtat e njeriut, presidenti Makron propozon që këto kapituj të fillojën dhe të mbyllen të parat, si kusht për të avancuar në etapën e rradhës.
SHPËTIM NUREDINI
