Maqedoni
Vendimet e fundit të gjyqësorit, qytetarët: Drejtësia dështoi, e ka kapur politika
23.11.2019 15:22
Zëvëndësimi gjithnjë e më i shpeshtë i paraburgimit me burgim shtëpiak...

Zëvëndësimi gjithnjë e më i shpeshtë i paraburgimit me burgim shtëpiak, i personave të caktuar sic ishte rasti i fundit me ish kryeprokuroren speciale Katica Janeva, por edhe rastet e tjera kur njerëz të caktuar lirohen apo gjykatat zvarrisin lëndët, duke mundësuar vjetërsimin e tyre, thellojnë mosbesimin e qytetarëve në drejtësinë në vend.
Qytetarët e anketuar nga TVM 2, theksojnë se ligjet dhe dënimet që nuk vlejnë njësoj për të gjithë, vetëm dëshmojnë se gjyqësia është selektive.
Ata nuk kanë besim as nga procesi i paralajmëruar i vetingut në gjyqësor për të cilin thonë se do iste i drejtë vetëm nëse e merr në dorë faktori ndërkombëtar.
“Mendoj se edhe një herë kanë dështuar gjykatat ose kanë dëshmu se nuk janë konzistente. Nëse duhet dikush të dënohet duhet edhe këta. Sidomos në raste kur bëhen krime ndaj shtetit, kjo nënkupton ndaj popullit. Tash kam ndëgju kohët e fundit për procesin e vetingut. Por edhe këtë proces të vetingut duhet ta bëjnë disa njerëz, apo ekspert të pavarur ose nga jashtë. Por mendoj se duhet një veting në Maqedoni, sepse Maqedonia me këto gjykata që I ka me këto procese që vazhdon ka tregu se nuk ka gjykata. Gjykatat janë të kapura nga politika. Mendoj se duhet të ketë një rikthim gjykatat të jenë të pavarura dhe joselektive“, shprehet qytetari.
“Ne si qytetar I shohim padrejtësi ato, ashtu në shikim të parë nga televizioni. Për dikë mundet , për dike s’mundet. Domethënë duhet të jenë të barabartë para gjyqit. Çfarë komenti më tjetër me dhënë”, thekson qytetari.
“Kriminelët lirohen ata të pafajshmit rinë në burg,kalben, ashtu. Më vjen keq”, shprehet qytetari.
“Gjyqësori, veç me dal prej këtij shteti. Kurgjo tjetër”, thekson qytetari.
Qytetarët thonë se vendimet e tilla të gjykatave, janë shembulli më i mirë edhe për atë që ndërkombëtarët shkruajnë në raportet e tyre.
Reforma në gjyqësor duhet të jetë thelbësore dhe lufta kundër korrupsionit, sidomos për personat që duhet të jenë shembull për të tjerët, nuk dhet të kursejë askënd, sidomos kur bëhet fjalë për bartës të funksioneve publike.
LEUNORA KALIQI
