Botë

Jemen, “Houthët” marrin kontrollin e ndërtesave qeveritare

22.09.2014 14:42

Anëtarët e sektit shiit, “Houthi”, në Jemen kanë marrë kontrollin ndaj ndërtesave të kryeministrisë, komandës ushtarake dhe televizionit shtetëror...

 “Houthët”, nënshkruan një marrëveshje me partitë e tjera politike në Jemen për formimin e një qeverie të gjerë koalicioni, që do t’i jepte fund luftës së përgjakshme në rrugët e kryeqytetit Saana.
 
Kryeministri, Mohammed Basindua, ka dorëzuar më herët dorëheqjen e presidentit, Abd-Rabbu Mansour Hadi, me arsyetimin se është treguar i paaftë të përballet me rebelët “Houthi”.
 
Më shumë se 100 njerëz janë vrarë 4 ditët e fundit në luftimet që eskaluan edhe në rrugët e kryeqytetit të Jemenit. Por, analistët në vend i shohin me skepticizëm luftëtarët “Houthi”. Sipas tyre, ata janë një forcë paramilitare dhe jo një parti e vërtetë politike. 
 
Qeveria në Jemen ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të dhunës. “Houthët” kërkojnë një administratë të re dhe muajin e kaluar filluan një varg demonstratash që u iniciuan fillimisht nga rritja e çmimit të naftës.