Maqedoni
VMRO-DPMNE: LSDM me lajme të rreme mashtron opinionin; Bogdanoviq: Kemi nxjerur komunën nga borxhi
23.11.2019 16:24
VMRO-DPMNE opozitare ka drejtuar akuza ndaj pushtetit se përmes frikësimit të mediave...

VMRO-DPMNE opozitare ka drejtuar akuza ndaj pushtetit se përmes frikësimit të mediave prodhon lajme të pa vërteta për të fshehur revoltën e qytetarëve nga dështimi I qeverisë.
Nga kjo parti fajësojnë LSDM se përmes politikave të gabuara kanë çuar shtetin drejt humnereës, ndërsa përkujtuan pushtetin se lajmet e rreme dhe përpjekja për diskreditim të VMRO-së nuk do të kaloj.
“Kjo pas meje është qendra për krijimin e gënjeshtrave që e çuan Maqedoninë në humnerë. Kjo është qendra ku u betuan në interesat kombëtare, u betuan në 500 euro, u betouan për ajër të pastër. U betuan ndoshta edhe për 300 pilotë. Të gjendur në prag të revoltës qytetare ata me paturpësi plasojnë lajme të rreme dhe bëjnë presion ndaj mediave për të luajtur rolin e manipuluesit me publikun. Poshtërimi i qytetarëve me lajmet e rreme nuk kalon. Nuk do të kaloj as edhe pëpjkeja për të diskredituar VMRO-DPMNE-në. Në këtë mënyrë i bëj thirrje Zoran Zaevit të deklarojë qartë dhe pa ekuivoke nëse ai pajtohet me Rezolutën duke kërkuar që ai të heqë dorë nga gjuha maqedonase, pakica maqedonase dhe Goce Delçev si pasojë e Marrëveshjes”, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
E nga LSDM vazhduan të prezantojnë të arriturar e Qeverisë në nivelin lokal. Kreu i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq tha se për dy vite është arritur të kthehet borxhi prej 4.5 milionë euro.
“Komunën e morrëm me borxh rreth 4.5 milionë euro nga të cilat 2 milion euro si borxh ndaj furnizuesve dhe 2.5 milion euro ndaj vendimve gjyqsore. Kemi arritur të pastrojmë komunën nga borxhi pa ndihmë financiare nga Qeveria pa ndihmën e askujt. Ne sot borxh nuk i kemi askujt ndërsa rreth 150 milion denarë i kemi në llogari. Kemi përfunduar projektin më të madh kapital të bërë ndonjëherë në komunën Qendër, shkollën fillore “Kiro Gligorov””, theksoi kreu i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq.
Bogdanoviq përmendi edhe rikonsutrimin e disa rrugëve në komunëvn Qendër si dhe një sërë masash mes të cilave mbëshetjen financiare për familjet me status të rrezikruar social.
ZEKIRIJA MEXHITI
