Maqedoni
Pendarovski: Ti forcojmë nismat rajonale, strategjia e re e zgjerimit të BE-së do të vonojë
23.11.2019 16:51
Bashkimin evropjan duhet ta sjellim në rajon me anë të reformave që të rinjët të mos jenë të detyruar të migrojnë...

Bashkimin evropjan duhet ta sjellim në rajon me anë të reformave që të rinjët të mos jenë të detyruar të migrojnë, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski duke mbështetur nismën për të ashtuquajturin shengeni i vogël.
Duke folur në forumin e katër rajonal rinor në Novi Sad Pendarovski tha se duhet ndryshuar mentaliteti I rajonit që të pres porosi nga qendrat e mëdha dhe Brukseli.
“Ne tani për fat të keq jemi në pozitë që të presim atë se çfar ata do të ofrojnë dhe nadaj asaj ne do të adaptohemi. Për 10 vite prej tani ne nëse vazhdojmë në këtë drjtim që ti forcojmë nismat autonome rajonale dhe jo për ta ndryshuar apo kompenzuar anëtarësimin në BE, por të jemi komplementarë në nismat e tyre sado që të jenë në numër dhe përmbajtje, ne mund të përparojmë shum më shpejtë”, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski.
Pendarovski njëherit theksoi se miratimi i metodologjisë së re të zgjerimit të BE-së do të merr shum kohë, prandaj do të zgjatet procesi i bisedimeve për vendet e rajonit.
Pendarovski në kuadër të forumit në Novi Sad, u takua edhe me homologun e tij slloven Borut Pahor.
Në takim u rikonfirmua mbështetja e Sllovenisë për aspiratat e vendit për anëtarësimin në BE dhe NATO, që është dëshmuar em ratifikimin e protokolit për anëtarësim në aleancë dhe përkrahjen për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
VLORA LATIFI TOPOJANI
