Maqedoni

Zaev: Oponenti ynë pa qëndrim, nuk meriton të udhëheq shtetin, në janar finalizohet anëtarsimi në NATO

23.11.2019 17:13

Mickoski nuk ka qëndrim, jashtë thotë se pajtohet me marrëveshjen me Bullgarinë...

Mickoski nuk ka qëndrim, jashtë thotë se pajtohet me marrëveshjen me Bullgarinë kurse kur kthehet në vend thotë se nuk e mbështet atë.
 
Kështu thotë kryeministri Zoran Zaev I cili akuzoi VMRO-DPMNE se duke u thirrur në patriotizëm të rrejshëm ishte e vetmja parti që iu gëzua vendimit të gabuar hisotrik të BE-së për mos dhënie datë për Maqedoninë e Veriut.
 
“Partia politike që është oponenti ynë nuk e di se si mund të pres vota sidmos në pjesët multietnike, ajo nuk duhet të pres as në gjithë territorin. Ishin të vetmit që u gëzuan në gabimin historik të BE. Vetëm Micksoski fliste se Marrëveshja me Bullgarinë ishte kapituluese, se kemi tradhtuar interesat tona kombëtare, kurse tani e pamë në television se ai atje e mbështet marrëveshjen, ndërsa kthehet këtu thotë përsëri nuk e mbështet marrëveshjen. A do t'i japim shtetin ta drejtoj? jo, nuk do ta lejojmë që ai ta udhëheqë shtetin”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev. 
 
Në tribunën para simpantiantëve të LSDM në Gostivar, Zaev tha se një nga pritoritet strategjike të vendit finalizohet në fillim të vitit të ardhshëm.
 
“Franca e ka ratifikuar Protokollin për anëtarsim në NATO, kanë mbetur vetëm Spanja dhe ja më në fund bëhemi pjesë e NATO-së. Zgjedhjet në Spanjë kanë përfunduar, koalicioni qeverisës është arritur, Parlamenti do të konstituohet në 3 dhjetor,  nga mesi i dhjetorit nis edhe Qeveria dhe ne presim që në fillim të vititi të ardhshëm, nga janari të bëhemi anëtare e plotë NATO-s”, theksoi Zaev.
 
Zaev nuk la anësh pa përmendur edhe marrëveshjen hisotrike me Greqinë që sipas tij Maqedoni e Veriut ka dhënë shembull para botës së si kontestet dekadëshe zgjidhen me dialog dhe guxim.
 
ZEKIRIJA MEXHITI