Maqedoni

ASh: Policia largoi pankartat mbi realitetin në Gostivar

23.11.2019 18:00

Në qytetin e Gostivarit për aktivitete partiake ka qëndruar kryemisnitri Zoran Zaev...

Por nga  Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar se policia dhe njerëzit e afërt të kryeministrit Zoran Zaev kanë larguar pankartat me shkrime mbi realitetin e Gostivarit, të vendosura nga Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët.

Ardhja e Zoran Zaevit në Gostivar, sot nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër përpos gënjeshtrës së radhës të thënë nga goja e tij vlerësuan nga Aleanca për Shqiptarët.

Sipas kësaj partie Kryeministri Zaev, siç duket Gostivarin e ka lënë jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Deri më sot ky kryeministër nuk ka realizuar asnjë projekt për Gostivarin,  përveç se i ka favorizuar dhe i ka përkrahur interesat personale të njerëzve të tij dhe të BDI-së, thonë mes tjerash nga Aleanca për shqiptarët.