Buletini ekonomik i instituti EPIK, nga RMV kanë migruar mbi 258 mij banorë
Brenda 10 vitesh nga Maqedonia e Veriut janë larguar rreth 260 mijë banorë...

Këto të dhëna janë prezentuar nga Buletini ekonomik i Instituti EPIK, i cili ka dhënë përqindjet e qytetarëve të migruar nga vendet e rajonit në shtetet e BE-së.
Sipas këtyre të dhëne Shqipëria ka numrin më të madh të banorëve të migruar në vendet perëndimore që arrinë në një miljon e 249 mijë e 706 persona.
Pastaj vjen Serbia me 588 mij e 33 persona të migruar. E treta rradhitet Kosova me 529 mij e 647 të migruar. Bosnja është e 4 me 318 mij e 271 të migruar, pastaj vjen Maqedonia e Veriut me 258 mij e 20 banor të migruar dhe i fundit nga shtetet e ballkanit perëndimor është Mali i zi me 36 mij e 89 banor që kanë migruar në shtetet e BE-së.
Apo marr në përgjithsi në bazë të informacioneve të plasuara nga Instituti EPIK, nga gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor, të cilat synojnë të bëhen anëtare të BE-së, brenda 10 vitesh kanë migruar rreth tre miljon banorë.
Ndërsa presidenti I vendit Stevo Pendarovski duke folur për migrimin e të rinjëve në forumin rajonal në Novi Sad ka thënë se mungesa e perspektiviës në vendet e rajonit, përfshi edhe pagat e ulëta prej rreth 400 euro janë shkas për migrimin e të rinjëve.
Madje Pendarovski ka thënë se sikur të mos ishte presidenti edhe ai do të braktiste vendin pasi nuk do të mund të mbijetonte me 400 euro rrogë mujore.
