Barça perfekte, s’pranon gol ende. Interi barazon. Lioni ia mohon fitoren Parisit
Barcelona përveç që po shënon fitore, ka edhe një karakteristikë tjetër këtë stinor. Katalonasit ende nuk kanë pësuar gol...
Kombinimet e qendrës së mbrojtjes po tregohen të fuqishme. Lionel Messi, ka treguar se është tejet I interesuar për të asistuar.
Ai ka ndihmuar bashkëlojtarët e tij që të shënojnë gola mbrëmë. Më vonë, ka dështuar të shënojë një penallti - që tregon se edhe ai është njeri. Ndërsa krejt në fund, ka paraboluar portierin e Levantes, Fernandez, duke shënuar gol me të djathtën jodominante. Nejmar hapi serinë e golave për Blaugranat, derisa kroati Ivan Rakitic, shënoi pas një projektili, golin e parë të tij në La Liga si lojtar i Barcelonës.
Në pjesën e dytë shënuan edhe zëvendësuesi Sandro Ramirez dhe Pedro Rodriguez. Levante, tërë pjesën e dytë e luajti me 10 lojtarë në fushë, pasi që greku Loukas Vyntra, u skuq në minutën e 41-të të ndeshjes duke shkaktuar penallti. Kjo është fitorja e katërt e Barcelonës pas katër xhirove të zhvilluara, që ka golaverazh impresiv 11:0 me 12 pikë maksimale.
E Levante, mbetet ekipi i vetëm që ende nuk ka shënuar gol në La Liga sivjet, me një pikë të vetme të fituar deri më tani.
Interi nuk ka arritur më shumë sesa një barazim të thjesht ndaj Palermos në Renzo Barbera. Ekipi i Valter Macarit ka rënë heret në disavantazh, duke pësuar nga goli i argjentinasit, Franko Vazkez.
Përkundër të gjithave, Neroaxurrët arritën të barazojnë me anë të kroatit të talentuar, Mateo Kovacic, që ka shënuar golin e dytë të stinorit. Interi është në vendin e gjashtë me pesë pikë të tubuara kurse Palermo e 16-ta me vetëm dy pikë.
Skuadra e Olimik Lionit, përkundër se gjatë gjithë ndeshjes ishte në disavantazh dhe shikuar ndeshjen, nuk dukej se do të arrinte të shënonte - ka arritur që të nxjerrë barazim në Parkun e Princërve.
Një gol, nga një kundërsulm i shënuar nga mbrojtësi Samuel Umtiti ka qenë i mjaftueshëm për ekipin nga Mesdheu për t’ia mohuar trepikëshin kampionit të Francës, shumë të fuqishëm gjatë gjithë ndeshjes.
Edinson Kavani kishte çuar në epërsi parisienët, të cilët patën raste të shumta para portës së Lopesit të Lionit, por që nuk shënuan më. Edhe pse në 5 minutat e fundit, PSZH, tentoi të arrinte fitoren, këtë nuk mundi ta bëj dhe Lioni fatlum, që kthehet në shtëpi me një pikë të vlefshme nga kryeqyteti i vendit.
