Paris, marsh protestues kundër dhunës ndaj grave
Dhjetëra mijëra persona kanë marshuar në Paris dhe qytete të tjera të Francës...

Dhjetëra mijëra persona kanë marshuar në Paris dhe qytete të tjera të Francës, për të kundërshtuar dhunën në familje, pasi, sipas statistikave të fundit, besohet se vetëm gjatë këtij viti, mbi 130 gra janë vrarë nga partnerët ose ish-partnerët e tyre.
Në Paris, kryesisht gratë aktiviste kanë protestuar duke mbajtur në duar pankarta me ngjyrë vjollce, ku ishin të shkruara emrat e viktimave të dhunës në familje.
Ngjyra vjollce është ngjyra simbolike që përdoret për lëvizjen e të drejtave të grave. Këto marshe u mbajtën vetëm dy ditë, para se Qeveria franceze të publikojë rezultatet e një hetimi lidhur me dhunën në familje.
Përveç në Paris, marshe kundër dhunës në familje u mbajtën edhe në Lion, Strasburg dhe qytete të tjera.
