Maqedoni

Maqedoni, shkel kolegun me makinë derisa ka pastruar mbeturinat

24.11.2019 14:35

Një tragjedi ka ndodhur sot në fshatin Batinci...

Njëzet e tetë vjeçari me inicialet I.M ka humbur jetën derisa ka kryer punën.
 
MPB njoftoi se aksidenti ka ndodhur dje kur kolegu i tij, duke drejtuar automjetin e Higjienës komunale Studeniçan, derisa kanë mbledhur mbeturinat, ka goditur personin I.M, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
 
Në vendin e ngjarjes këqyerjen e ka kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Shkup.