Maqedoni
LSDM: Masat e qeverisë po japin rezultate; VMRO-DPMNE: Dyshja Zaev Pendarovski po e nënçmojnë shtetin
24.11.2019 14:54
Masat dhe politikat e qeverisë që u ishin premtuar qytetarëve për këto dy vite e gjysëm...

Masat dhe politikat e qeverisë që u ishin premtuar qytetarëve për këto dy vite e gjysëm kanë qenë të shumta dhe të sukseshme, kanë dekalruar nga LSDM. Sipas partisë në pushtet qeveria aktuale ka dëshmuar se paratë e buxhetit po investohen atje ku është më e nevosjme në kapitalin njerzor dhe të ardhurat e qytetarëve.
“Të gjitha të dhënat flasin për rritje ekonomike, rritje të rrogave, është fakt se rroga minimale është rritur për mbi 2000 denarë. Rroga minimale është rritur për 60%, përkatësisht për 5500 denarë. Ndihma sociale është rritur për 300%, rritje të pensioneve për 900 denarë që nga fillimi i vitit. LSDM e ka ulur papunësinë në nivelin më të ulët historik prej 18%”, u shpreh Lupço Nikollovski nga LSDM.
Paoshtu nga LSDM theksojnë se në këtë periudhë janë hapur mbi 54 mij vende pune në sektorin privat, nuk shpenzojmë për përmendore dhe barok, është jetësuar përsëri liria dhe demokracia në vend, si dhe nuk kemi tensione ndëretnike. Por nga VMRO-DPMNE thonë se derisa qevria gënjen se po shkëlqejmë, presidentit vlerëson se gjendja është e pa qëndrueshme prandaj po të mos ishte në këtë pozicion do të migronte nga vendi.
“Askush nuk e ka nënçmuar shtetin më shum se dyshja Zaev-Pendarovski. Fytyra e dytë e Zaevit, Stevo Pendarovski bukfalisht i porositi qytetarët, se as jetë as punë nuk do të shihni, as rrogë 500 euro do tu shpëtojnë, as të rinjët nuk do të kthehen, nuk ka pensione më të larta, as rroga më të larta. Gjithçka është shëndrruar në stërshitje, korrupcion dhe kriminalitet. Kjo deklaratë e Pendarovskit është vazhdimsi e asajë që thonin çtë duhet identiteti nëse nuk ke para. Pendarovski ndoshta to të ikte por vazhdimisht është në funksion”, theksoi Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.
Sipas partisë opozitare presidenti ka konfirmuar se pushteti është kriminel, ku lulzojnë korrupcioni dhe reketi, nuk funksionon sistemi i drejtësisë, nuk ka shëndetësi, arsim se vendi me këtë qeveri po fundoset.
Reagimi i VMRO-së ka të bëjë me deklaratën e presidnetit Pendarovski gjatë fjalimit në forumin rajonal rinor në Novisad, ku duke folur për migrimin e të rinjëve dhe mosmarrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të vendit në BE, tha se nuk mund ti bëjmë fajtorë të rinjët të cilët janë të detyruar të migrojnë pasi nuk kishin mundësi për sukses në vendet e rajonit, pasi të gjith kemi vetëm një jetë dhe askush nuk është i çmendur ta harxhoj atë jetë në një shtet ku presim të hapim kapituj, shtet që bisedon disa vite me BE-në, shtet ku rroga mesatare është rreth 400 euro.
Edhe unë po të mos isha president do të shpërngulesha theksoi Pendarovski.
ZEKIRIJA MEXHITI
