Maqedoni
Vetingu në gjyqësor, Zyberi: Paralel me rekrutimin e kuadrit të ri
24.11.2019 16:25
Procesi i vetingut në gjyqësor ndaj prokurorëve dhe gjykatësve duhet të jetë gjithpërfshirës...

Procesi i vetingut në gjyqësor ndaj prokurorëve dhe gjykatësve duhet të jetë gjithpërfshirës, i menduar mirë dhe i zbatuar gradualisht, vlerëson eksperti i çështjeve juridike Naser Zyberi pwr TVM 2.
Ai thotë megjithatw se duhet mbajtur llogari që institucionet të mos mbesin pa kuadër. Për të mos paralizuar punën e gjykatave dhe prokurorive, vetingu duhet të bëhet paralelisht me rekrutimin e kuadrit të ri.
“Është e pamundur gati situata që të zhvilloni proces të Vetingut pa infuzion plotësues edhe kadrovik edhe financiar në rritjen e ndëgjuesve të akademisë së prokurorëve dhe gjykatësve në mënyrë që vendet që eventualisht do të zbrazen, ato sigurisht që procesi I Vetingut do të kapë një numër të madh të prokurorëve dhe gjykatësve, të mund të plotësohen me kuadro të reja të cilat do të rekrutohen nga Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë. Shifrat e deritanishme flasin se kjo akademi punon me numër jashtzakonisht të reduktuar", u shpreh eksperti juridik Naser Zyberi.
Sipas Zyberit Vetingu do të duhet të fillojë nga kreu dhe më pas të shtrihet në strukturat e mëposhtme deri tek gjykatat themelore.
“Procesi I vetingut unë supozojë se duhet të nisë nga kreu, në mënyrë që personat përgjegjës për situatën në gjyqësor dhe në prokurori padyshim që janë ata që mbikqyrin punën e këtyre dy institucioneve Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor. Por këtu do të kisha thënë se nuk duhet përjashtuar edhe gjykatën kushtetuese. Në këtë sistem të pastrimit të figurës së bartësve të funksioneve gjyqësore duhet përfshirë i gjithë sistemi i jurisprudencës, madje supozoj se do të jetë i nevojshëm edhe një veting ndoshta jo I kësaj natyre por gjithsesi I kontrollit të avokatisë”, theksoi Zyberi.
Të dhënat flasin se në sistemin gjyqësor janë të angazhuar 520 gjykatës ndërkaq me sistematizimin nevojiten 750.
Zyberi thotë se me nisjen automatike të procesit rrezikohet paralizimi I institucioneve sikurse në Shqipëri. Atje tanimë një vit vendi ka mbetur pa gjykatë kushtetuese si dhe gjykatë të lartë duke mundësuar edhe vjetërimin e lëndëve.
MERAL ISMAILI
