Maqedoni

6.252 vende të lira pune: Punëdhënësit ankohen për mungesë punëtorësh; Qytetarët: Punë nuk ka, edhe kur gjen paguhet pak; Ikja e të rinjve, qytetarët: Diploma nuk na paguhet sa duhet

24.11.2019 16:42

Në vendin tonë ka 6.252 vende të lira pune. Këto janë të dhënat zyrtare të Agjencisë për Punësim...

Por megjithëse shifrat zyrtare tregojne se pune ka, punëdhënësit e anketuar nga TVM2 ankohen se nuk kanë punëtorë.
 
Kjo për faktin e thjeshtë se cdo të punësuari në fillim i ofrohet pagë minimale dhe të rallë janë ata që pranojnë të punojnë për një pagë të tillë.
 
Vende të lira pune ka zakonisht për kamarierë, shitës, pastrues , shoferë autobuzësh , profesione  që kanë lidhje me mardhënie të përditëshme me njerëz dhe kërkesa specifike të konsumatorëve, e të rallë janë ata të rinj që për një pagë minimale pranojnë të përballen me kërkesat e blerësve nga 8 orë në ditë. 
 
“Në momentin kur ne e shpallim konkursin për punë, ka lajmërime prej të rinjëve sidomos, mirëpo momentin që ata ballafaqohen me kushte që i japin punëdhënësit, nuk i pëlqejnë, ose janë rrogat shumë minimale ose kushtet tjera për punë nuk I pëlqejnë të rinjëve, atëherë aty është ajo shtangia që domethënë nuk I pelqen pune dhe nuk e pranojnë punën”, u shpreh punëdhënësi Ardian Feta. 
 
Megjithëse punëdhënësit ankohen për mungesë punëtorësh , qytetarët e anketuar nga TVM 2, thonë se punë nuk ka. 
 
“Jo nuk mendoj që kemi vende adekuate për punë, për atë edhe shumica dalin jashtë”, u shpreh qytetari.
 
“Varet prej profesionit, por rrogat janë shumë të ulëta. Besoj që për atë nuk inkuadrohen të rinjtë në punë”, theksoi qytetari.   
 
Në një kohë kur puna me pagë minimale nuk përmbush kërkesat mujore, kryesisht të rinjtë,  të vetmen shpresë e shohin jashtë vendit. Sidomos ata që janë diplomuar e nuk shohin perspektivë në një vend ku diploma e tyre rallëherë ju mundëson vend pune të paguar mirë, në profilin për të cilin kanë investuar gjatë studimeve. 
 
“Në përgjithësi atje jetesa është më e mire, për shkak të kushteve të punës”, u shpreh qytetari. 
 
“Evuropa e dini që ofrojnë kushte, që të rinjtë tanë të dalin të punojnë atje, me rroga më të mira, kushte më të mira”, theksoi qytetari. 
 
Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, tregojnë se në vend ka 168.180 pesona të regjistruar si të  papunë,  apo më saktë, numri i të papunëve në vend arrin në 17.5%. 
 
ERSAN PAJAZITI