Maqedoni

Vizbeg: Banorët protest kundër shtëpisë për përkujdesje të fëmijëve; MPPS: Të tejkalohen paragjykimet; Carovska e zhgënjyer: Shoqëria akoma me paragjykime

24.11.2019 17:15

Dhjetra banorë në lagjen Vizbeg protestuan kundër shtëpisë për përkujdese për fëmijët me sjellje të degraduar...

Dhjetra banorë në lagjen Vizbeg protestuan kundër shtëpisë për përkujdese për fëmijët me sjellje të degraduar pasi sipas tyre në orët e mbrëmjes fëmijët e kësaj qendre lihen pa përkujdesje dhe shkaktojnë telashe nëpër lagje. 
 
Banorët theksojnë se nuk janë kundër kategorisë së këtillë të personave por se janë kundër përzgjedhjes jo adekuate të objektit nga ana e Ministrisë së punës dhe politikës sociale. 
 
“Kjo protestë nuk organizohet kundër të miturve të cilët jo me fajin e tyre ndodhen këtu por kundër vendimit jo korrekt, jo adekutar, jo transparent deri te vednimi i rrezikshëm për këta të mitur, vendim i marrë nga MPPS në bashkëpunim me UNICEF”, theksoi banori.
 
“Është e panjohur se si Ministria planifikon tiu ndihmoj këtyre personave të mitur me çrregullime në sjellje kur ata nuk kanë asnjë kontakt me bashkëmoshatarët e tyre as brenda objektit e as jashtë. Për këta persona është e nevojshme të organizohet proces edukues në të njejtin objekt ku jetojnë. Me një qasje të tillë eliminohet ideja e proklamuar se këta persona të rinj mund të socialozhen pasi socializimi dhe risocializimi arrihet përmes shoqërimit dhe ndërveprimit me moshatarët e tyre”, u shpreh banori.
 
Për drejtorshën e kësja shtëpi protesta shfaqi mosdurimin e qytetarëve për pranim të personave të cilët kanë përfunduar në këtë situate, ndërsa hodhi poshtë pretendimet e banorëve së këta persona janë problematik.
 
“Treguam pasqyrë të qartë për mosdurimin dhe mostolerancën e një pjese të qytetarëve të cilët treguan pa pjekuri ti pranojnë këta persona, të shfaqin brengosje dhe solidaritet ndaj personave të cilët kanë pasur më pak me fat në jetë. Shteti po bënë përpjkejet për mbështetje të madhe ndaj këtyre personave me të vetmin qëllim të arrijmë në rezultatin përfundimtar që është në interes të të gjithëve. Fëmijët nuk janë lënë të vetëm, ata kanë mbështetje 24 orëshe nga persona adekuat”, u shpreh drejtoresha e shtëpisë “Ranka Milanoviq”, Viloleta Masevska Paliq.
 
Lidhur me protestën e banorëve u prononcua edhe ministrja e punës dhe polices sociale, Mila Carovska e cila shfaqi zhgënjim për paragjykimet të cilat shfaqen akoma në shoqërinë tonë.
 
 “Sa i përket protestës nga disa banorë të Vizbegut, jam vërtetë e zhgënjyer që akoma përballemi me paragjykime, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijë. Në të njëjtën kohë, unë jam fuqimisht e motivuar për të përfunduar procesin e deinstitucionalizimit, pasi detyra ynë është që të kujdesemi për çdo fëmijë”, shkruajti në Facebook, Carovska.
 
Edhe nga komiteti i Helsikut u bënë thirrje banorëve të Vizbegut që të tregojnë empati, mirëkuptim dhe ti pranojnë fëmijët që lëvizin në vendbanimet e tyre, në një shtëpi që nuk është institucion por i ngjan një ambienti familjar, fakt që është një parakusht thelbësor për socializimin dhe përparimin e tyre.
 
Gjatë zhvillimit të protestës fëmijët e kësaj qendre u zhvendosën në lokacion tjetër më pas për tu rikthyer sërish.
 
ZEKIRIJA MEXHITI