Maqedoni

Buxheti 2020, Aziri: buxhet zgjedhor, krijon imazh fallco; Bytyqi: 54,000 vende të reja pune, 40,000 në sektorin real; Aziri: Mungesë kanalizimesh në vendbanimet shqiptare; Bytyqi: Vetëm 18% e shtetit ka rrjet kanalizimi

24.11.2019 17:31

Buxheti 2020 nuk shihet me të njejtin sy nga pushteti dhe opozita...

ASH akuzon qeverinë e vlerson buxhetin e vitit 2020 si një buxhet populist dhe zgjedhor me anë të së cilës po krijohet një farsë se ekonomia e vendit është në rrugën e drejtë.
 
Panelist në “Biznes plus” në TVM2, nënkryetari i ASH-së Elmi Aziri tha se rritja e rrogave duhet bazuar në rritjen ekonomike e jo e kundërta.                    
 
“Gati të gjitha institucionet publike ne RM  kanë shpallur konkurse publike për punsime ose janë në proces të shpalljes së konkurseve. Ky buxhet është  buxhet populist dhe është buxhet zgjedhor dhe ju jepen përparsi krijimit të një imazhi falso se ne jemi duke ecur mirë dhe kemi rritje të punësimit në RMV e se do të jetë mirë për të gjithë”, u shpreh nënkryetar i ASh-së, Elmi Aziri.
 
Por me këtë nuk pajtohet Fatmir Bytyqi këshilltari i kryeministrit Zaev, i cili thotë se politikat aktuale të qeverisë kanë mundësuar të hapën 54,000 vende të reja pune, prej të cilave më tepër se 40,000 ishin në sektorin real.           
 
“Duke u nisur nga fakti se se trendi I rritjës së numrit të vendeve të reja të punës në dy vitet e fundit nuk ka qenë I njejtë , sic dikush dëshiron ta thotë dhe ajo është se nuk ka tendecë të punësohen njerëz në administratën publike dhe të ritet në mënyrë artificiale administrate publike por është tendenca që gjenerohen vende të reja të punës”, theksoi këshilltari i kryeministrit Fatmir Bytyqi. 
 
Aziri akuzon edhe se  qeveria ka dështuar në realizim e investimeve kapitale, dhe se qytetarët ende ankohen për mungesë kanalizimesh. Por Bytyqi tregon analizat sipas të cilave  vetëm 18 % e territorit është e mbuluar me rrjet të kanalizimit.   
 
“Prej fshatit Llojan deri në fshatin Frengovë në Strugë, në çdo vendbanim të shqiptarëve ankesat I kanë se nuk kemi kanalizim, nuk kemi ujë nuk kemi ndriqim nuk kemi asfalltim” u shpreh nënkryetar i ASh-së, Elmi Aziri.       
                                                                                              
“Kur ne Likovë keni pasur rrjet të kanalizimit prej 2 milion eurove e cila u bë tani. Keni një tendece se po diskriminohet zonat shqiptare,  por unë ju them se nuk ësht ashtu..Per 2020-n,  menyra se si jane projektuar investimet kapitale ka 0 investime kapitale në atë që quhet joproduktive”, theksoi këshilltari i kryeministrit Fatmir Bytyqi.    
 
Sipas Bytyqit, te gjitha investimet kapitale prej 370 milion euro jane investime te cilat kane document teknik projekt te mirfllitë e janë pothuajse të gatëshme për tenderim dhe filli të impementimit nga janari.
 
GAZMEND KURTISHI