Maqedoni

Dhuna shqetësuese për shoqërinë, psikologët: Dhuna të paraqitet menjëherë

24.11.2019 17:53

Dhuna fizike dhe psiqike vazhdon të jetë e pranishme në institucionet edukativo-arsimore...

Raporti i fundit nga UNICEF-it,  tregon se në Maqedoni, 42 % e nxënësve të moshës  13 dhe 15 vjeç, kanë raportuar dhunë të paktën një herë nga bashkëmoshatarët brenda dhe rreth shkollës.
 
Kanita Poliku ëhstë pjesë e projektit kundër bulizmit në shkolla. Ajo mëson në një shkollë fillore në Cair.
 
Ajo thotë për TVM 2, se në shkollën e saj rrahjet mes nxënësve nuk mungojnë, megjithëse janë të rralla. Kur ndodhin incidente të tilla, menjëherë merren masa nga personat kompetentë.
 
“Ne cdo shkoll ndodh që nxënësit ne mes tyre  të mos bashkëpunojnë pastaj munde te ketë edhe rahje të vogla.pedagogu  Psikologi sigurimi menjëher ata reagojnë. Por nese puna është më e madhe atëher lajmrohen prindërit dhe dëgjohen të dyja palet për të parë se cfarë ka ndodhur me të vertetë”, u shpreh nxenesja Kanita Poliku. 
 
Psikologja Ana Fricehand thotë se dhuna ndaj fëmijëve është njëri nga problemet më serioze që rrezikon zhvillimin e tyre, shëndetin dhe mirëqenien, të drejtat themelore, dinjitetin dhe mund të sjellë në pyetje madje edhe jetën e fëmijëve. 
 
“Dhuna mes nxëxnësve që janë bashkmoshatar ndodh më së shumti në kuadër të vet shkollave sepse atz nxëxnesit kalojnë pjesën më të madhe të dites por sa me heret që ta identifikojnë të njetën , t’u tregojnë arsimtarëve, shërbimeve pedagogjike se përballen me dhunë nga moshatarët e tyre, më e lehtë do jete prognoza, sepse kështu mund të veprohet në kohë. Por është dëshpërues fakti se viktimat e dhunës , shumë vonë tregojnë për dhunën që përjetojnë  dhe cdo intervencë është më rëndë, sepse nevoitet shumë kohë që të sanohen pasojat”, theksoi psikologja Ana Fricehand.   
      
Në trajtimin e dhunës fiziki dhe psikike,  me rëndësi është funksionimi perfekt trekëndëshit nxënës,prindër e mësues.
 
Vetëm kjo do të sillte sukses në parandalimin e dhunës në kohë dhe në zhvillimin dhe vendosjen e mekanizmave për zgjidhjen e problemit.
 
REJHANE BUSHI METAJ