Maqedoni
Zaev dhe Bërnabiq, kemi nisur iplementimin e mini shengenit
24.11.2019 18:16
Qeveria e Maqedonisë së Veriut tanimë po punon në implementimin e asaj që u morëm vesh në takimin...

Qeveria e Maqedonisë së Veriut tanimë po punon në implementimin e asaj që u morëm vesh në takimin për mini shengenin ballkanik ka deklaruar kryemisnitri Zoran Zaev pas përfunimit të forumit të katërt rinor rajonal në Novisad.
Po punohet edhe në pranimin e dokumentacionit që e nxjerrin agjencitë, e që me pranimin e ndërsjelltë nuk do të ketë nevojë për kontrolle, siç janë shërbimet fito sanitare, agjencioni i ushqimit, veterinarisë dhe shërbimet tjera. Inisciativa të ngjashme ka ngritur edhe serbia theksoi kryemisnitreja serbe Ana Bërnabiq.
“Kemi hapur një kapitull të ri në bashkëpunimin rajonal për të gjitha vendet e ballkanit perëndimor, apo këtë pjesë të evropës juglindore besoj se tër kjo do të jetë sfidë e mirë për të rinjët që të mund të ndërtohen sa më tepër. Përfundimisht të gjith duhet të ndryshohemi nëse duam të kemi vlera evropjane këtu, të ket sundim të së drejtës luftë e dukshme kundër korupcionit shëdnetësi të mirë, arsim, lidhje të mirë informatike, respektivisht të jemi si pjesa e botës së zhvilluar”, ka deklaruar kryemisnitri Zoran Zaev.
“Rezultate më të mira mund të aplikojmë në qarkullimin e lirë të mallrave dhe pranimin e kualifikimeve profesionale që do të sjellin deri te ajo që të mos të jenë të nevojshme leje shtesë të punës, të cilat do të mund të merren automatikisht dhe në afat sa më të shkurtër kohor për njerzit që dëshirojnë të punojnë këtu”, theksoi kryeminsitrja e Serbisë, Ana Brnabiq.
