Maqedoni

Angellovska: Shfuqizohet “fletë-vërtetimi”

24.11.2019 18:39

Me ndryshimet e Ligjit për TVSH do të shfuqizohet “fletë-vërtetimi” për shpenzimet e bëra deri në shumën prej 6000 denarësh...

Me ndryshimet e Ligjit për TVSH do të shfuqizohet “fletë-vërtetimi” për shpenzimet e bëra deri në shumën prej 6000 denarësh nga kompanitë përkatësisht personat juridik.
 
Tatimpaguesit që të shfrytëzojnë të drejtën për kthimin e TVSH-së do të nevojitet të paraqesin vetëm llogarinë fiskale në të cilën do të qëndrojë produkti dhe shuma e harxhuar për të njejtin sqarojnë nga minsitria e financave.
 
Nëpërmjet kësaj mase synohet të thejtësohen procedurat administrative dhe  të përmirësohet ambienti afarist.
 
“Ky dokument si “fletë-vërtetim” nuk është ndryshuar dhe ka mbetur nga koha e Jugosllavisë ndërsa në vendet e zhvilluara por edhe në rajon ky dokument është shfuqizuar dhe nuk përdoret. “Me shfuqizimin e fletë-vërtetimeve kompanitë dhe personat fizik do të munden ta realizojnë të drejtën e zbritjes me dhënie të fletë-vërtetimit për harxhimet e bëra për pagesën në kesh ose me kartelë deri në 6.000 denarë”, u shpreh ministrja e financave Nina Angellovska. 
 
Kompanitë e përshendesit këtë masë të Ministirsë së Finanace, e cila pritet  të ndikoj në lehtësimin e punës së tyre.
 
“Lirimi nga “fletë-vërtetimi”   nuk paraqet shmangje nga detyrimi për të dëshmuar qarkullimin ditor tek tatimpaguesit se ai qarkullim është realizuar dhe është në funksion të veprimtarisë afarsite. Ai obligim mbetet pa marrë parasysh se “fletë-vërtetimet”   nuk do të egzistojnë, por në cdo rast  ulja e admistrimit dhe evidencës në masë të madhe do ta përmirësojë dhe lehtësojë punën tek tatimpaguesit”, theksoi afaristi Xvonko Kocovski.
 
“Me shfuqizimin e “fletë-vërtetimit”   thejtësohen procedurat sepse tani kemi vetëm një dokument për përpunimin e të dhënave, dhe jo dy identike. Me këtë kurset në  kohë,hapësirë dhe letra, për arsye se ato dokumentë duhet të ruhen diku në kushte të veçanta, dhe e gjithë kjo do të lehtësojë punën tone”, u shpreh afaristja Elizabeta Iceva.
 
Me ndryshimet e Ligjit për TVSH është rritur edhe pragu I regjistrim obliguesve tatimor të TVSH-së nga 1 në 2 milion denarë. 
 
GAZMEND KURTISHI