Botë

Kosovë, ka përfunduar procesi i rinumrimit të votave

24.11.2019 19:02

Kosova prej 6 tetorit është në pritje të certifikimit të rezultateve të zgejdhjeve parlamentare...

Nga KQZ kanë bërë të ditur se na përfunduar sot procesi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve.

Por para certifikimit të zgjedhjeve pritet konfirmimi nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme.

Sipas KQZ-së deri nesër do të mund të bëhen publike rezultatet e rinumërimit.

Ndërkohë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të numëruar 392 pakot me fletëvotime të ardhura me postë nga diaspora, e të cilat kanë arritur në KQZ më 12 nëntor.