Botë

Irak, forcat e sigurisë vrasin 5 protestues

24.11.2019 19:18

Të paktën pesë protestues janë vrarë dhe dhjetëra të të tjerë janë plagosur nga forcat e sigurisë në Irak...

Mediat ndërkombëtare njoftojnë se dy protestues u vranë ndërsa mbi 70 persona u plagosën pasi forcat e sigurisë përdorën armë të zjarrit për të shpërndarë protestuesit në Umm Qasr.

Incidenti i fundit vjen pasi protestuesit u mblodhën gjatë natës në tri urat të këtij qyteti dhe forcat e sigurisë përdorën municion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, duke vrarë tre protestues. Umm Qasr është qytet-port në Irak, prej ku shteti ka importin më të madh të produkteve ushqimore.

Deri më tani janë vrarë rreth 330 persona në Bagdad dhe qytete të tjera jugore të Irakut në protestat që nisën në muajin tetor, ku protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me korrupsionin dhe mungesës së mundësive në shtetin e Lindjes së Mesme.