Botë

Itali, gjenden trupat e shatë migrantëve

24.11.2019 20:03

Roja bregdetare italiane ka gjetur kufomat e shtatë migrantëve pranë ishullit Lampedusa në jug të Sicilisë...

Roja bregdetare, e ndihmuar nga gomonet e policisë kufitare, ka vazhduar kërkimet të dielën në det edhe për 13 migrantë të tjerë për të cilët besohet të jenë zhdukur pasi barka e tyre është fundosur të shtunën.

Autoritetet thanë se 149 migrantë u shpëtuan pasi anija është përmbysur. Të mbijetuarit u thanë fillimisht autoriteteve se në bord kanë qenë 169 persona.

Roja bregdetare ka bërë të ditur se një qytetar i ka lajmëruar ata të shtunën se një varkë ishte duke u fundosur.

Anija është përmbysur pasi nuk ka mundur t’u bëjë ballë valëve të larta deri në tri metra. Siç thuhet, migrantët kanë udhëtuar me një varkë të papërshtatshme, të nisur nga trafikantët me njerëz me qendër në Libi.