Kuvendi nis debatin për projekt-buxhetin, 3.6 miliardë euro janë planifikuar për 2020

25.11.2019 10:03

Në Kuvend fillon prej sot debati për Projekt – buxhetin për vitin 2020....

Në Kuvend fillon prej sot  debati për Projekt – buxhetin për vitin 2020.

Projeksioni financiar i arkës së shtetit për vitin 2020 është planifikuar në 3,6 miliardë euro.

Qeveria paraprakisht ardyetoi propozim buxhetin duke thënë se  në fokus të tij do të jetë kapitali njerëzor, shëndetësia, arsimi, sistemi social dhe përkrahja e e zhvillimit ekonomik, janë sferat ku janë paraparë paratë më të mëdha, ose më saktë,  mbi 56 për qind e buxhetit do të shkojnë në këto sfera.

Planifikimet për rritje ekonomike janë 3,8% nga GDP-ja, ndërsa deficit buxhetor të jetë 2.3%.