Aktivizohet marrëveshja e Maltës, 213 migrantë të shpëtuar shpërndahen në 4 vende

25.11.2019 10:15

Italia, Franca, Gjermania dhe Malta kanë aktivizuar marrëveshjen e arritur në shtator....

Italia, Franca, Gjermania dhe Malta kanë aktivizuar marrëveshjen e arritur në shtator,  për shpërndarjen e 213 refugjatëve të shpëtuar në Mesdhe.

Marrëveshja I është  paraqitur më parë Komisionit të  Bashkimit Evropian dhe  mundëson që 213 refugjatët e ardhur të shpërndahen në Itali, Francë, Gjermani dhe Maltë.

Njerëzit e shpëtuar ditët e fundit kanë ardhur me anijen “Ocean Viking”, ku edhe ende gjenden, për shkak se nuk ka pasur ndonjë marrëveshje të mëparshme se ku duhet të shkojnë ata.

Marrëveshja mundëson që refugjatët e zbarkuar në Mesina të Italisë, sipas marrëveshjes, të vazhdojnë rrugën në vendet e parashikuara.

Rojet bregdetare italiane kanë dërguar ndërkohë në Lampeduza edhe 143 migrantë të tjerë. Vazhdojnë  kërkimet për refugjatët që  konsiderohen si të zhdukur, pasi të shpëtuarit thonë se në anijen e tyre ka pasur më shumë njerëz.