Mot ekstrem në pjesë të Europës, përmbytje në Francë e Itali, 3 të vdekur

25.11.2019 10:43

Tre të vdekur dhe 2 të humbur në Francë dhe Itali...

Tre të vdekur dhe 2 të humbur në Francë dhe Itali. Ky është bilanci aktual i motit të keq që ka goditur Francën dhe Italinë.

Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje të shumta dhe rrëshqitje dherash përgjatë fundjavës.

Autoritetet franceze u gjendën në gatishmëri, teksa sirenat e përmbytjes tingëlluan edhe një herë në Venecian e mbushur me ujë.

Gjendja në fjalë përmbyll valën dyjavore të motit ekstrem në rajon.