285 mijë euro për festat e fundvitit në Shkup
25.11.2019 11:23
Për pemën e Vitit të Ri dhe zbukurimet në Shkup...

Për pemën e Vitit të Ri dhe zbukurimet në Shkup, do të shpenzohen mbi 30 mijë euro më shumë se vitin e kaluar.
Përllogaritjet nga fituesi i tenderit, “Link Media”, treguan se për zbukurimet që do të stolisin kryeqytetin me rastin e festave të fundvitit dhe koncertin festiv, janë planifikuar 285 mijë euro.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov paralajmëroi se këtë vit risi është bredhi digjital. Në koncertin e natës së ndërrimit të moteve në sheshin e Shkupit do të këndojë edhe këngëtari i njohur në skenën muzikore ballkanike, Dino Merlin.
