Botë
Hong Kong, protestuesit marrin 90% të votave
25.11.2019 11:59
2.9 milionë banorë dolën për të votuar këtë të diel në Hong Kong...

2.9 milionë banorë dolën për të votuar këtë të diel në Hong Kong, duke regjistruar një pjesëmarrje prej 70%, më e larta në histori.
Kandidatët e opozitës, të mbështetur nga protestuesit kanë marrë 90% të votave, dhe 95% të mandateve në parlament.
Pas disa javësh me protesta të dhunshme, fundjava ishte veçanërisht e qetë, me drejtuesit që u bënin thirrje protestuesve të mos i jepnin qeverisë justifikime për të anuluar zgjedhjet apo për t’i mbyllur votimet më herët.
Drejtuesja e qytet-shtetit, Kerri Lam, tha se qeveria e saj e respekton rezultatin e zgjedhjeve./Top Channel
