Arrestohet polici nga Strumica, transportonte emigrantë për 100 euro

25.11.2019 12:42

Është ngritur padi ndaj policit M. D. nga Strumica....

Është ngritur padi ndaj policit M. D. nga Strumica, i cili më 21 nëntor,  ka transportuar emigrantë nga Siria, duke u marrë nga 100 euro për këtë shërbim. Polici 29 vjeçar akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë rrugës, vetura është ndaluar nga policia e Strumicës dhe emigrantët kanë denoncuar se polici në fjalë u ka marrë nga 100 euro.

Me propozim të Prokurorisë, të denoncuarit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit.