Maqedoni

Shënohet “Dita pa automjete”

22.09.2014 17:13

Nën moton "Në qytet pa makinën time", me rastin e 22 shtatorit, “Ditës pa automobila” dhe “Javës evropiane të lëvizshmërisë”...

Nën moton "Në qytet pa makinën time", me rastin e 22 shtatorit,  “Ditës pa automobila” dhe “Javës evropiane të lëvizshmërisë”, sot  rrugëve të Shkupit u mbajt paradë me biçikleta në gjatësi prej 8.2 kilometra.
 
Pjesë e paradës ishin edhe zëvendësministri i Ambientit, Stevo Temellkovski, kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe zëvendësshefi i delegacionit të BE-së, Robert Lidll.
 
“Kjo do të thotë të mos vozisim makina, por të përdorim sa më shumë biçikleta dhe në këtë mënyrë të kursejmë, ta përmirësojmë gjendjen tonë psiko-fizike dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit tonë”- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
 
“U bëj thirrje të rinjve që sa më shumë të përdorin biçikleta si mjet transporti, sepse përdorimi i tyre është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor”- u shpreh zëvendësshefi i delegacionit të BE-së, Robert Lidll.
 
Qytetarët thonë se shpeshherë i përdorin biçikletat për nevojat e tyre të përditshme, por më së shpeshti edhe për rekreacion.
 
"Kur kam nevojë të dal në treg ose të shkoj në mjek për ta hequr dhëmbin shkoj me biçikletë, por nëse është koha e mirë kuptohet”- tha një qytetarë.
 
“Vozis biçikletë, shkoj në qytet me të, rekreohem”- theksoi një qytetarë.
 
“Shumë mirë më shkon me biçikletë, e shfrytëzoj për gjithkund”- potencoi një qytetarë.
 
“E përdori më tepër se nuk mund të eci në këmbë”- tha një qytetarë.   
 
Në shënimin e “Ditës pa automjete”, u bë thirrje që biçikletat të përdoren gjatë tërë vitit e jo vetëm në javën evropiane të lëvizshmërisë me biçikleta, sepse përdorimi i tyre do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e ndotjes së ajrit.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI