E bujshme, strugani Pajtim Kasami mund të luaj për Kosovën!?

25.11.2019 13:55

Futbollistët që nuk kanë luajtur me Kombëtare të tjera ndeshje zyrtare....

Futbollistët që nuk kanë luajtur me Kombëtare të tjera ndeshje zyrtare pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA mund të zgjedhin të veshin fanellën “Dardane”.

Një prej tyre është edhe sulmuesi i Sionit, strugani Pajtim Kasami.

27 vjeçari, i cili ka luajtur në disa skuadra të njohura si Palermo, Fulham si dhe në akademitë e Liverpullit mund të zgjedh të luaj për Kosovën.

Futbollisti me prindër nga Struga e Maqedonisë, nuk ka luajtur për Zvicrën një ndeshje zyrtare që nga viti 2015 dhe mund të zgjedh të luaj për Kosovën.

Pajtim Kasami dje shkëlqeu me Sionin duke shënuar tri gola kundër Jan Bojs. (indeksonline.net)