Shtrenjtohet benzina, lirohet dizeli

25.11.2019 14:12

Komisioni Rregullator i Energjisë publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës....

Komisioni Rregullator i Energjisë publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës që do të hyjnë në fuqi pas mesnatës.

Kështu EUROSUPER BS -95 dhe EUROSUPER BS -98 do të rriten me 0,50 den/litër, dhe me çmimet e reja do të jenë; EUROSUPER BS -95, 68,50 den/litër; EUROSUPER BS -98, 70,50 den/litër, ndërkohë dizeli lirohet me një denarë për litër.

Kështu EURODIZELI pas mesnatës do të kushtojë 61,00 den/litër. Këto çmime do të mbeten në fuqi deri më datën 02/12/2019.