Maqedoni

Kuvendi kërkon më shumë mjete

22.09.2014 17:16

Kuvendi nuk merr buxhetin e duhur për vitin 2015. Buxheti që po i ndahet Kuvendit për vitin 2015 është i përafërt me buxhetin e vitit rrjedhës...

Kuvendi nuk merr buxhetin e duhur për vitin 2015. Buxheti që po i ndahet Kuvendit për vitin 2015 është i përafërt me buxhetin e vitit rrjedhës, ndërkaq, Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerëson se me propozim/buxhetin për vitin 2015, në vlerë prej 689.110 milionë denarë, përfshirë këtu edhe donacionet, Kuvendi nuk mundet me sukses të përfundojë punët ndërtimore dhe as të vë në funksion gjashtë sallat e reja për punën e komisioneve dhe 24 hapësirat për deputetë. Pa pajisje do të mbeten edhe sallat e fitnesit. 
 
Për të pajisur një pjesë të ambienteve të reja, autoritet e kuvendit kërkojnë ndryshimin e zërit për mbindërtim dhe rekonstruim me amendament dhe transferimin e më shumë parave për pajisje. Për pasojë nuk do të mund të përfundojë punimet për meremetimin e godinës së kuvendit deri më 30 qershor të vitit 2015.      
 
“Kemi një pjesë të ndërtesës të cilën mund ta vëmë në funksion në pjesën e mbindërtimit. Ne kemi marrëveshje të nënshkruar për përpunimin e mobileve. Me 3 milion denarë ne nuk do të mund këtë ta realizojmë, prandaj është mirë të bëhen korrigjime me amendamente për realizimin e marrëveshjes për mobilet, të paktën një pjesë të kuvendit ta pajisim dhe përbërja e re e deputetëve të punojë në kushte më normale”- deklaroi sekretari i përgjithshëm i kuvendit, Zharko Denkovski.
 
Me propozim/buxhetin, qeveria parasheh për kuvendin buxhet më të vogël, për të dala kapitale në vlerë prej 94 milionë e 120 mijë denarë.
 
Udhëheqësja e sektorit për Çështje Financiare në Kuvendin Republikan, Bogdanka Popovska, thotë se me këtë buxhet nuk ka para të mjaftueshme as për Institutin Parlamentar dhe as për furnizimin e kuvendin me automjete.
 
SHPËTIM NUREDINI