Kulturë

Kërçovë, Ansambli Shtetëror mbajti koncert festiv

25.11.2019 16:50

Vazhdojnë aktivitetet për festat e nëntorit në Kërçovë...

Mbrëmë koncert mbajti Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore. Shfaqja e Ansamblit më të ri shqiptar ngjalli interesim të madh tek publiku kërçovar. 
 
Pas videoklipit “Rrugëtimi i atdheut”, u prezantua një program i cili u duartrokit nga publiku kërçovar, për koreografitë e bukura që përfaqësonin trevat shqiptare: “Vallja e Karadakut”, “Vallja dyshe dibrane”, “Vallja toske” dhe vallja “Prej Tetove në Dibër”.
 
Vëmendjen e publikut kërçovar e tërhoqën edhe këngët e bukura të interpretuara nga solistët e ansamblit, të cilët sollën një repertor të larmishëm me motive nga të gjitha trevat shqiptare.
 
SHABAN DALIPI