Maqedoni

Kthimi i TVSh-së, Lukarevska: Pagesat e para, nga dhjetori

25.11.2019 16:59

Në dy javët e para të muajit dhjetor, qytetarëve që kanë skanuar llogaritë fiskale në korrik...

Në dy javët e para të muajit dhjetor, qytetarëve që kanë skanuar llogaritë fiskale në korrik, gusht dhe shtator, do t’u kthehen të hollat nga TVSH-ja. Nga DAP thonë se aplikacioni “TVSH-ja ime” ka dhënë rezultatet e pritura. Që nga fillimi i skenimit të llogarive fiskale, më shumë se 100 kompani raportohet se janë penalizuar për moslëshimin e llogarive. 
 
“Numri i përdoruesve është 183.572, janë skanuar mbi 38 milion  llogari fiskale, ndërsa janë realizuar të ardhura prej 18 miliard e 900 milion denarë. TVSH-ja totale arriti mbi 2 miliard denarë,  një kthim prej 15% në total 4,986 milion euro”,- tha drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska.
 
DAP feston 25 vjetorin, 68 mld denarë për dhjetë muajt e parë të vitit
 
Në 25 vjetorin e tij, DAP thotë se në dhjetë muajt e parë të këtij viti kanë realizuar të ardhurat totale prej 68 miliard denarë, për 3% më e lartë se të ardhurat e krijuara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe më shumë se 10% nga e njëjta periudhë e vitit 2017.
 
“Rezultate jo më pak të rëndësishme u arritën edhe në mbledhjen e kontributeve të pagave sociale në periudhën janar - tetor 2019. Të ardhurat totale në bazë të kontributeve të pagave sociale arritën në 59.4 miliardë denarë. Kjo shumë është rritur për 8.6% në të njëjtën periudhë të vitit 2018, ose 16.3% në 2017 për të njëjtën periudhë”,- u shpreh drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska.
 
Sipas Lukarevskës, trendi i realizimit të mirë të të ardhurave tatimore vazhdon edhe gjatë muajit nëntor të këtij viti.
 
REJHANE BUSHI METAJ