Maqedoni

VMRO-DPMNE: As pushtetarët nuk e duan jetën që ofron Zaev

25.11.2019 17:37

VMRO edhe sot ka komentuar deklaratën e presidentit dhënë në Novi Sad....

Për partinë e Mickovskit, vetë presidenti pohoi me gojën e tij se as funksionarët e LSDM-së nuk duan të jetojnë në një vend që qeveriset nga kjo qeveri.
 
“Deklarata e Stevo Pendarovskit është dëshmi më e mirë në realitetin e hidhur në të cilin po jetojmë. As funksionarët e propozuar nga LSDM nuk dëshirojnë të jetojnë në një vend ku Zaev do të jetë kryeministër. Zaev gjatë këtyre tre viteve me krimet e tij ka bërë që emigrimi të shtohet edhe më shumë”,- tha Ivan Jauleskit nga VMRO-DPMNE.
 
FITIM KRYEZIU