Maqedoni
Carovska: Fëmijët e qendrave, të mbështeten nga rrethi
25.11.2019 17:54
Fqinjët e fëmijëve të cilët ndodhen në Shtëpinë grupore për përkujdesjen e fëmijëve me probleme edukativo-sociale në Vizbeg...

Fqinjët e fëmijëve të cilët ndodhen në Shtëpinë grupore për përkujdesjen e fëmijëve me probleme edukativo-sociale në Vizbeg, duhet t’u japin këtyre fëmijëve një mundësi dhe të ndihmojnë në risocializimin e tyre, e jo t’i përjashtojnë, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, e cila beson në “transformimin” e mendësisë së banorëve të Vizbegut që të dielën protestuan, duke kërkuar largimin e tre fëmijëve nga lagjja e tyre.
“Unë besoj në forcën e popullatës sonë dhe fuqinë e transformimit të qytetarëve tanë. Siç kemi treguar në Timnajik, kështu që në Vizbeg kemi treguar se ata mund të pranojnë shtëpi me grupe të vogla. Ne si shoqëri po përballemi me këtë lloj sfide për t’i udhëhequr të gjithë fëmijët drejt një të nesër më të mirë. Ata do të vazhdojnë të përballen me vështirësi, por sistemi shoqëror duhet të ndihmojë gjithmonë”,- u shpreh ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.
Carovska tha se ata janë fëmijë me mbështetje 24-orëshe dhe kanë të drejtë të shoqërohen me fqinjët e tyre.
Ka edhe arsimtarë që duhet të kujdesen për riedukimin e tyre. Le të shfrytëzojmë sa më shumë potencialin e tyre, thotë Carovska.
FARIJE DAUTI BAKIJU
