Maqedoni

ARM, bashkëpunimi në nivel me gardën e Vermontit

22.09.2014 17:19

Bashkëpunimi i Armatës së vendit me Gardën Kombëtare të Vermontit në SHBA është i shkëlqyer dhe vërtetim për këtë është pjesëmarrja e përbashkët në misionet paqeruajtëse...

Bashkëpunimi i Armatës së vendit me Gardën Kombëtare të Vermontit në SHBA është i shkëlqyer dhe vërtetim për këtë është pjesëmarrja e përbashkët në misionet paqeruajtëse, përfundimi me sukses i tyre, trajnimi i përbashkët, bashkëpunimi ushtarako-teknik, si dhe nismat e përbashkëta për sa u përket ekipeve ballkanike në mjekësi.
 
Këtë e deklaroi shefi i shtabit të ARM-së, Goranço Kotevski, pas takimit me komandantin  e Gardës Nacionale të Shtetit të Vermontit, Stiven Krej.
 
“Jam i bindur se ky bashkëpunim i ARM-së me GN-në të Vermontit është një shembull për bashkëpunim edhe për institucionet tjera të vendit, me ato të Vermuntit dhe SHBA-së”- tha shefi i shtabit të ARM-së, Goranço Kotevski.
 
“Ushtarët e Maqedonisë duhet të jetë me të vërtetë krenarë për arritjet e tyre dhe për çdo gjë që kemi arritur në vitet e fundit, në të njëjtën mënyrë siç jemi ne krenarë për arritjen e partneritetit”- deklaroi komandanti i GN-së të Vermuntit, Stiven Krej.
 
Përveç avancimit të bashkëpunimit të mëtejshëm, qëllimi i vizitës së ARM-së është edhe këmbimi i njohurive nga misionet e kryesuara nga NATO, BE dhe KB, si dhe pjesëmarrja e ARM-së në misionin e NATO-s në Afganistan, “ Përkrahje e vendosur”.
 
SANIJE KASAMI